Flash News

E-TJERA

“E takuam gjysmë ore para ngjarjes”, rrëfehen miqtë e 18-vjeçarit që u vra në Tiranë

“E takuam gjysmë ore para ngjarjes”, rrëfehen miqtë e

Miqtë e Aureljo Dervishit, 18-vjeçari që mbeti i vrarë në Tiranë, kanë treguar se i riu i qëndronte larg sherreve dhe ishte një djalë i qetë.

Sipas miqve të viktimës, 18-vjeçari ishte takuar me ta gjysmë ore para ngjarjes së rëndë.

“Aureljo ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, kanë rrëfyer miqtë.

Aureljo nuk ishte shkak i sherrit. Konflikti ishte një vajzë e cila dikur ka qenë e dashura e shokut të Aureljos.

Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që kishte konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe më pas kishte nisur konflikti fizik.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht, kur nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

Të fundit