Flash News

E-TJERA

E tradhtoi gjuha e trupit, policia italiane arreston shqiptarin dhe i gjen 118 doza kokaine

E tradhtoi gjuha e trupit, policia italiane arreston shqiptarin dhe i gjen 118

Policia në Itali ka ndaluar një 24 vjeçar shqiptar, i cili po ecte në këmbë në zonën Via Manfredi. Sjellja nervoze dhe xhepat e mbushur bënë që autoritetet ta kontrollonin duke i gjetur 24 gramë kokainë të ndarë në 32 mbështjellës për 118 doza.

Kjo ka mjaftuar që i riu shqiptar të dërgohej në komisariat dhe sipas mediave italiane ai kishte shkuar në Itali si turist. Më pas i është ushtruar kontroll edhe në hotelin ku po qëndronte, por nuk i gjetur asgjë e dyshimtë.

Sa kaq i riu është lënë në paraburgim dhe pritet të dalë para trupit gjykues në ditët në vijim.

Të fundit