Flash News

E-TJERA

U vra nga ish-bashkëshorti në Florida, reagon familja e shqiptares: Na fal që s’të shpëtuam dot

U vra nga ish-bashkëshorti në Florida, reagon familja e shqiptares: Na

E afërmja e Suela Saliaj e cila u vra nga ish-burri i saj Renato Muhaj, në Florida ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e së ndjerës.

Në një status në rrjetet sociale ajo shprehet e lënduar dhe falënderon të gjithë që i kanë dhënë mbështetje.

Më tej ajo shprehet se vajza e tyre Alessia është pranë njerëzve më të dashur, ku të gjithë po përpiqen t’i japin ndihmën e duhur.

“Faleminderit të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën.

Alessia është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevoje. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.

Ëndrrat dhe planet e saj ishin te mëdha por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me Alessian.

 

Të fundit