Flash News

E-TJERA

E vërteta e 15 mandateve/ Malaj në Politiko: Nuk kemi marrë asnjë ofertë, votat e LSI-së i mori Basha

E vërteta e 15 mandateve/ Malaj në Politiko: Nuk kemi marrë

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së Nora Malaj mohoi deklaratën e bërë dje nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi se i kanë ofruar LSI-së 15 mandate të sigurta, po kjo e fundit i kishte refuzuar.

Në ‘Politiko’ për gazetarin Alfred Lela, Malaj deklaroi se nuk është marrë asnjë ofertë nga ana e LSI-së, as me shkrim dhe as me gojë.

“Kur vendosem që të ishim pjesë e frontit opozitar, kishim objektiv të rrëzonim qeverinë. Bëmë një aksion opozitar të përbashkët. Nuk kemi marrë asnjëherë ofertë në tavolinë, as me shkrim dhe as me gojë për një listë të tillë. Në 2011 LSI bëri marrëveshje me PD. Dhe në fund të rezultateve të gjithë votat e LSI, shkuan për Bashën. 23 mijë vota shkuan për të. Në 2019 bëmë prapë marrëveshje, dhe në fund të fushatës nënshkruam një marrëveshje që thoshte se fronti opozitar të jetë i plotë dhe opozita të vijë në pushtet”, tha Nora Malaj.

Të fundit