Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E vërteta mbi ‘zbulimin’ e Ramës, REL: Shpiragu është deklaruar zonë nafte dhe gazmbajtëse dekada më parë

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ky vend gjendet pranë një zbulimi të madh të një vendburimi nafte, që, sipas tij, do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe, në një shkallë më të vogël, të vetë Evropës, nuk është e para e tillë.
Deklarata të ngjashme, ai bëri edhe më herët, ashtu si edhe politikanë të tjerë të Shqipërisë.
“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë, shumë të rëndësishëm në tokë, të gazit dhe naftës, që jo vetëm se do të ndikojë jashtë mase në të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë një rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama më 5 korrik.
Lajmi i tij u konfirmua më pas edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila më 6 korrik tha:
“Kompania Shell po punon tashmë prej disa kohësh në Shqipëri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit, që do të jetë një zbulim i madh”.
Si kryeministri Rama, ashtu edhe ministrja Balluku thanë se kompania ndërkombëtare, Shell, nuk jep të dhëna dhe shifra konkrete, por, sipas tyre, ajo deklaroi se “Shqipëria do të jetë një vend që do të prodhojë një sasi të rëndësishme nafte dhe gazi - e ndarë 60% për naftën dhe 40% për gazin.”
Zbulimi, me sa duket, i referohet fushës naftëmbajtëse të Shpiragut, që ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth malit gëlqeror të Shpiragut.
Fusha u eksplorua për herë të parë në vitin 2001 nga kompania “Oçidental Petroleum”, e cila më pas vendosi të mos e zhvillojë projektin e saj për shfrytëzim, pasi e gjykoi si jo të leverdishëm.
Qe nga ajo kohë, kompania Shell dhe investitorë të tjerë kanë shpenzuar dhjetëra miliona euro për shpimin e katër puseve provë, që shkojnë në më shumë se 6.000 metra thellësi, me shpresën për rezultate.
Më 23 janar të vitit 2019, kryeministri Rama dha po ashtu një lajm “inkurajues” për zbulimin e rezervave të naftës në Shqipëri.
“Edhe pak javë na ndajnë nga prova e së vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte”, shkroi Rama në Tëitter. Katër muaj më pas, më 24 maj 2019, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë shkroi sërish se gjatë takimit me përfaqësues të kompanisë Shell, të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi dhe nafte në Shpirag.
Kujtojmë se “Manas Petroleum”, një kompani tjetër, shpoi në të njëjtën zonë një pus provë, të njohur si ‘Shpirag 2’, në vitin 2012. Aksionet e kësaj kompanie më pas u blenë nga kompania Shell, e cila mori përsipër shpimet në vitin 2016, me puset provë: Shpirag 3 dhe 4.
Atëbotë, përkatësisht më 6 nëntor të vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha komentonte zbulimin e naftës në pusin e Shpiragut si një zhvillim tejet të rëndësishëm për vendin, teksa deklaronte se “pas tre vjetësh studimi, u konfirmua gjetja e një burimi të rëndësishëm të ri nafte, të cilësisë së lartë, me një kapacitet fillestar pre 1.300 fuçish në 24 orë”
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, eksperti i energjisë dhe ish-zëvendësministri i Energjetikës i Shqipërisë, Pajtim Bello, thotë se zona që i referohet kryeministri Rama, është një zonë perspektive e studiuar dhe e deklaruar si e tillë tash e sa dekada.
“Në këndvështrimin historik, Zona e Shpiragut ka qenë konsideruar me perspektivë nafte dhe gazmbajtëse. Në vitet 1975-1990 janë kryer punime gjeologjike dhe sizmike. Bazuar në këto punime, është kryer një pus prove dhe u përforcua bindja gjeologjike për ekzistencën e një strukture nafte dhe gazmbajtëseje. Por, vetëm deri këtu, sepse pas vitit 1990 u ndërprenë punimet”, thotë Bello.
Bazuar në këto punime, shton ai, kjo zonë iu kërkua Qeverisë shqiptare nga ana e kompanisë Shell dhe mes tyre u lidh një marrëveshje në vitin 2012.
“Në vitin 2014, Shell, pas disa punimeve gjeologo-sizmike, kreu një test prove dhe u bë publike se është mundësia e konkretizimit të një vendburimi nafte e gazi. Por, nuk janë dhënë shifra dhe detaje. Natyrisht, kryeministri Rama ka të dhëna te rezervuara dhe ne që kemi njohuri mbi zonën, kemi shpresuar për një vendburim të konsiderueshëm. Pa e mohuar meritën e madhe të Shell-it, unë deklaroj se meritë kanë gjeologët dhe sizmologët shqiptarë, të cilët punuan para viteve 1990 dhe konturuan idenë e një perspektive të qartë”, thotë Bello për Radion Evropa e Lirë.
Nafta u zbulua për herë të parë në Shqipëri pothuajse një shekull më parë, në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, që gjendet në juglindje të Shqipërisë, përkatësisht në Komunën e Fierit. Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, disa kompani të huaja shpenzuan shuma të mëdha parash për të kërkuar naftë në tokën dhe detet në Shqipëri, por pa shumë rezultat.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, eksperti i energjetikës dhe bashkautor i studimeve mbi burimet hidrokarbure në Shqipëri, Stavri Dhima, thotë se zona e Shpiragut, prej kohësh, ka qenë vend i studimeve për kërkim-zbulimin e naftës e gazit.
Sipas tij, duhet pasur në konsideratë jo vetëm studimet që janë kryer deri në vitet ‘90 nga ana e institucioneve dhe kompanive shqiptare, por, po ashtu, edhe studimet e kryera gjatë periudhës 1998 deri 2005, përpara angazhimit të kompanive të huaja, si Petromanas dhe Shell, dhe më vonë.
“Ishte pikërisht marrëveshja e re hidrokarbure që u lidh në vitin 2009 me kompaninë zvicerane DËM Petroleum AG që rifilloi punimet e kërkimit në këtë rajon, punime që u konkretizuan me rezultat mjaft pozitiv të pusit Shpiragu-2 nga kompanitë Petromanas dhe Shell, dhe të cilat vazhdojnë edhe sot nga kompania Shell për konkretizimin e vendburimit të naftës dhe gazit të Shpiragut, për të cilin kemi besim të plotë se do të konkretizohet deri në fillimin e vitit tjetër, duke kaluar në fazën e shfrytëzimit”, thotë Dhima.
Megjithatë, ndikimi që do të ketë një zbulim i tillë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës, ndërsa kjo e fundit, në një masë jo të vogël, pritet të varet nga aftësia e menaxhimit të autoriteteve publike në Shqipëri.
Përfitimet që Shqipëria ka nga nxjerrja e naftës në Patos-Marinzë arrijnë në afërsisht 15% mbi vlerën totale të naftës së nxjerrë./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38