Flash News

E-TJERA

"E vranë brenda serës", babai rrëfen momentin e ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, episodi i takimit me Vis Martinajn

"E vranë brenda serës", babai rrëfen momentin e

Pas dy atentateve të dështuara, autorët ende të paidentifikuar arritën ta ekzekutonin Gentjan Bejtjan më 15 Mars, në banesë në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Babai i të ekzekutuarit, Gani Bejtja, ka folur për herë të parë për vrasjen e të birit. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka për emisionin “Uniko”, Gani Bejtja ka rrëfyer momentin e vrasjes së të birit.

Ai ka deklaruar se Gentjani u vra brenda serës së cilës kishte ngritur në banesë.

“Ka bërë një serë këtu te shtëpia. Ka shkuar për t’i vaditur. Ka qenë nusja me kalamajtë. Ata kalamajtë kanë lënë një portë çelur, ata kanë hyrë kanë shkuar te sera direkt. Kanë qenë me Fuoristradë të zezë. Tre kanë hyrë njëri ka pritur. Njëri i ka drejtuar automatikun gruas dhe kalamajve. Ata të tjerët e kanë vrarë në serë brenda. Breshëri automatiku”, tha Gani Bejtja.

Sa i përket informacioneve se Gentjan Bejtja qëndronte i fshehur, pas atentatit ku iu vra kunati, Gani Bejtja i mohon dhe thotë se i biri ka qëndruar gjithë kohën në shtëpi. Sipas tij, policia nuk ka shkuar asnjëherë të pyesë se ku ndodhej Bejtja.

“Policia nuk ka ardhur asnjëherë këtu. A ka çuar fletëthirrje. As nuk ka pyetur ku është Genti. Ai ka qenë te shtëpia ime”.

Gani Bejtja ka treguar edhe një episod në të cilën Gentjani është takuar me Ervis Martinajn, një vit e gjysmë para se ai të zhdukej. Sipas babait të të Gentjan Bejtjas, Vis Martinaj ka shkuar në banesën e tij dhe i ka kërkuar Gentjanin pasi dikush i kishte dhënë emrin e tij, si ekzekutori i dy miqve të Martinajt, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

“I kanë çuar emrin Gentjan Bejtjas që u vra Paulin Gjergji e Lika në Gjorm, ata janë shokët e Ervis Martinajt. I kanë çuar emrin që i ka vrarë Gentjan Bejtja. Në 7 të mëngjesit ka ardhur tek porta. Shkoj te porta i dhashë dorën. Më tha jam nga Fushë Kuqja jam shok i Gentit. Emrin mbiemrin nuk e di. Më tha e pres te klubi. E marr në telefon në 9 të darkës ishte telefoni fikur. A vjen të ballafaqohemi i kishte thënë, po. Kur kishin shkuar kishte thënë Vis Martinaj ‘jo nuk ka qenë ky ka qenë një i dobët’”, deklaroi babai i Gentjan Bejtjas.

 

 

Të fundit