Flash News

E-TJERA

“E vrau dhe shkoi për drekë”/ Detaje shokuese nga vrasja e Ilarias

“E vrau dhe shkoi për drekë”/ Detaje shokuese nga vrasja e

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet mbi vrasjen e 22-vjeçares me origjinë shqiptare, Ilaria Sula, ngjarje që tronditi opinionin publik në Itali. Në vendimin e gjyqtares Antonella Minunni, e cila caktoi masën e arrestit ndaj autorit të dyshuar, 23-vjeçarit filipinez Mark Samson, theksohet një fakt shqetësues: qëndrimi i tij i ftohtë dhe vetëkontrolli i jashtëzakonshëm pas krimit.

Sipas dokumentit zyrtar, edhe pse Mark Samson kishte shprehur më herët se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pas kryerjes së aktit brutal, ai ka arritur të menaxhojë situatën me qetësi të frikshme. “Ajo që bie në sy është vetëkontrolli i fortë dhe i qartë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse kishte deklaruar më parë se nuk mund të jetonte pa të, ai u kthye menjëherë në normalitet pas aktit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Samson është përpjekur të justifikojë veprimin e tij duke e cilësuar vrasjen si një “gjest zemërimi dhe xhelozie”, ndërsa ka pretenduar se ishte nën presion të madh për të arritur rezultate të mira në universitet. Por për prokurorinë dhe gjykatën, këto nuk janë arsye që mund të shpjegojnë ashpërsinë e aktit dhe sjelljen e tij të ftohtë pas krimit.

Vrasja e Ilarias ka tronditur komunitetin dhe ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e dhunës në marrëdhënie dhe shenjat që shpeshherë neglizhohen.

Të fundit