Flash News

E-TJERA

E vrau me armë zjarri në prani të gruas, arrestohet autori i ekzekutimit të 50-vjeçarit në Fier

E vrau me armë zjarri në prani të gruas, arrestohet autori i
Foto Ilustruese

Policia e Fierit ka vënë sot në pranga autorin e vrasjes së 50-vjeçarit, Ahmet Toska, mëngjesin e 26 tetorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në bazë të fakteve dhe provave, ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., 52 vjeç, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Kujtojmë se Ahmet Toska 50-vjeç, u ekzekutua rreth orës 06:00, të 26 tetorit, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa dëshmitare u bë gruaja e tij, e cila pa të gjithë skenën.

Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ndërkohë që autori fill pas krimit u largua.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. T. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar: F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit