Flash News

E-TJERA

E zë korenti në vendin e punës, humb jetën i riu shqiptar në Itali (EMRI)

E zë korenti në vendin e punës, humb jetën i riu shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar i Kosovës, ka humbur jetën në Itali një ditë më parë. 

Sipas mediave vendase, i riu i identifikuar si Pashtrik Krasniqi ishte duke punuar në provincën Verbano-Cusio-Ossola ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Krasniqi dyshohet se ka prekur aksidentalisht me pulpën e këmbës një kabllo elektrike, e cila ka rezultuar fatale për të, pasi ka pësuar goditje të menjëhershme nga tensioni i lartë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit