Flash News

E-TJERA

E zë korenti, ndërron jetë 34-vjeçari në Mirditë; policia shoqëron një person

E zë korenti, ndërron jetë 34-vjeçari në
foto ilustruese

Sot në fshatin Sheshaj, Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rrëshen, për veprime të mëtejshme.

Efektivët e policisë ndodhen për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Të fundit