Flash News

E-TJERA

E zë poshtë kamioni, humb jetën mekaniku në Kurbin

E zë poshtë kamioni, humb jetën mekaniku në Kurbin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më para në Kurbin. Mësohet se një mekanik ka ndërruar jetë pasi e zuri poshtë kamioni që po riparonte.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar në fshatin Laç të Kurbinit kurse viktima është identifikuar si Albert Mamli.

“Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit