Flash News

E-TJERA

E zë poshtë zetori teksa po punonte tokën, ndërron jetë 62-vjeçari në Lushnje

E zë poshtë zetori teksa po punonte tokën, ndërron jetë

Të shpeshta janë bërë ato raste në vendin tonë ku njerëzit kanë humbur jetën teksa kanë qenë duke punuar.

 Kështu ka ndodhur dhe më një 62-vjeçar i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Lushnje pasi e ka zënë poshtë zetori me të cilën po punonte tokën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hysgjokaj, Lushnje, ku 62-vjeçari me inicialet J. Xh., ka qenë duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), dhe është rrëzuar aksidentalisht.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, shtetasi J. Xh., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), është rrëzuar aksidentalisht, dhe e ka zënë poshtë mjeti bujqësor (zetor). Për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën”, bën me dije policia.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Të fundit