Flash News

E-TJERA

E zunë poshtë drurët e shilarëses, humb jetën 12-vjeçarja shqiptare në Itali

E zunë poshtë drurët e shilarëses, humb jetën

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në San Pelino, një fshat i Avezzano në Itali.

Mediat italiane raportojnë se një vajzë 12-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, teksa ajo po luante.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë punonjës shëndetësorë, duke e dërguar të miturën me helikopter në spital, por 12-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

 Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit