Flash News

E-TJERA

E zuri gjumi në makinë, kush është menaxheri shqiptar që humbi jetën në Itali

E zuri gjumi në makinë, kush është menaxheri shqiptar

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë orëve të para të kësaj të marteje në periferi të Kremones në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është Erion Bali, banues në Gadesco Pieve Delmona, menaxher i një prej restoranteve italiane.

Përplasja ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice. Makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip ”Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, i ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës. Një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit.

Të fundit