Flash News

E-TJERA

E zuri korenti duke vendosur një reklamë në tarracë, humb jetën i riu në Koplik

E zuri korenti duke vendosur një reklamë në tarracë, humb

Një i ri ka humbur jetën në Koplik teksa vendoste një reklamë në tarracën në një subjekt mobilierie.

Policia sqaron se E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilierie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi Policia.

Të fundit