Flash News

E-TJERA

E zuri korenti, foto nga momenti tragjik i vdekjes së 35-vjeçarit, Arbër Ferati

E zuri korenti, foto nga momenti tragjik i vdekjes së 35-vjeçarit,

Kjo është foto nga momenti tragjik i vdekjes së 35 vjeçarit Arbër Ferati në Orikum, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Arbri, baba i një fëmije të mitur, ishte duke punuar tokat me grurë kur kabulli ka prekur autokombajnën. 

Burime nga policia dhe banorë të zonës thonë që ngjarja ka ndodhur pasi kabllot kanë qenë të zhveshur dhe nën nivelin e lartësisë që duhet të ishin.

Edhe pse ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e neglizhencës së OSHEE asnjë reagim nuk ka ardhur deri në këto momente.

Kujtojmë që familjarët e Feratit, i cili ndërroi jetë 2 ditë më parë janë përplasur me mjekët e qendrës Shëndetësore të Orikumit.

Mjekët thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, por familjarët pretendojnë se ai ka pasur shenja jete teksa po transportohej me ambulancë në spital.

Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së spitalit, ambulancës i është bllokuar dera.

Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë tension tek të afërmit e 35-vjeçarit, të cilët janë përplasur me mjekët.

 

 

 

 

 

Të fundit