Flash News

E-TJERA

E zuri korenti, ky është ish-portieri që humbi jetën sot në Shkodër

E zuri korenti, ky është ish-portieri që humbi jetën sot

Arvjo Fishta, 38 vjeç, humbi jetën tragjikisht sot në Shkodër pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve, Fishta punonte për një kompani interneti dhe gjatë punës në një shtyllë elektrike është prekur nga rryma dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

I ndjeri ka qenë ish-portier në Kategorinë Superiore. Në moshën 17-vjeçare ai debutoi me skuadrën e Laçit, në një periudhë kur ekipi po përballej me vështirësi të mëdha gjatë sezonit 2004–2005.

Pas rënies së Laçit nga kategoria, ai u transferua te Shkumbini i Peqinit, nën drejtimin e trajnerit Faruk Sejdini, ku shërbeu si portier i dytë. Në gjysmën e dytë të sezonit 2005–2006, ai kaloi te skuadra e Turbinës, që garonte në Kategorinë e Parë.

Karrierën si futbollist Fishta e mbylli në moshën 20-vjeçare, pas një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit.

Shkodër/Informacion paraprak: 

Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit