Flash News

E-TJERA

E zuri korrenti, ndërron jetë 15 vjeçari teksa punonte në lavazh në Dimal

E zuri korrenti, ndërron jetë 15 vjeçari teksa punonte në

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme (18 gusht) në Dimal.

Dyshohet se e ka zënë korrenti.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lavazh, ku dhe i mituri ishte duke punuar.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.

Të fundit