Flash News

E-TJERA

E zuri poshtë traktori, humb jetën 45-vjeçari në Berat

E zuri poshtë traktori, humb jetën 45-vjeçari në Berat

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Dimal, pasi traktori me të cilin po punonte tokën është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit