Flash News

E-TJERA

E zuri traktori, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën tragjikisht në Itali

E zuri traktori, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali, pasi traktori që ai drejtonte u përmbys, duke e zënë poshtë. Viktima është identifikuar si Gentjan Muça, 31 vjeç, i cili punonte në një fermë në provincën e Chietit.

Sipas raportimeve të mediave vendase, ngjarja tragjike ndodhi gjatë një udhëtimi me traktor përgjatë një rruge komunale. Për arsye ende të paqarta, i riu humbi kontrollin e mjetit bujqësor, i cili përfundoi në një kanal duke e zënë nën vete.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ambulancës, Gentjan Muça nuk mundi të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar. Alarmin për ngjarjen e dha një kalimtar i rastit, i cili vuri re traktorin e përmbysur dhe njoftoi autoritetet.

Prokuroria Publike e Chietit ka hapur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa po mblidhen prova për të zbuluar arsyet që çuan në humbjen e kontrollit të traktorit nga 31-vjeçari shqiptar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe familjarët e të riut, të cilët kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të këtij aksidenti fatal.

Të fundit