Flash News

E-TJERA

ECPMF: Fikja e sinjalit të News24 e papranueshme! Autoritetet të heqin menjëherë bllokadën

ECPMF: Fikja e sinjalit të News24 e papranueshme! Autoritetet të heqin

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ECPMF ka reaguar lidhur me rrethimin e News24 nga policia dhe ndërprerjen e transmetimit të televizionit.

Përmes një reagimi në Facebook Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias thotë se ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndërprerja e sinjalit televiziv të shtunën në mëngjes janë masa të papërshtatshme të ndërmarra nga autoritetet shqiptare.

ECPMF i bën thirrje autoriteteve që që të heqin menjëherë bllokadën, të rivendosin energjinë elektrike dhe të lejojnë akses të plotë dhe të papenguar për gazetarët në vendet e tyre të punës.

Të fundit