Flash News


E-TJERA

Edhe 146 kuti për t'u numëruar, sa vota kanë marrë partitë në rang vendi

Edhe 146 kuti për t'u numëruar, sa vota kanë marrë

Numërimi i fletëve të votimit është një proces që po shkon tashmë drejt fundit në rang vendi.

Deri tani janë numëruar 5079 kuti votimi dhe kanë mbetur edhe 146 kuti të tjera për të shpallur rezultatin final, ndonëse në shumicën e qendrave të votimit ky proces ka përfunduar. 

Deri tani, udhëheq PS me 708360 vota ose 52.12 % vota, pra 82 mandate, koalicioni PD-ASHM ka marrë 467473 vota, ose 34.40 %, pra 52 mandate, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta për numër votash me 47781 e ndjekur nga PSD me 46456 vota dhe Mundësia me 40781 vota. 

Edhe 146 kuti për t'u numëruar, sa vota kanë marrë

Të fundit