Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Profesionistët e lirë po mbajnë pasditen e sotme një protestë para Gjykatës Kushtetuese, ku kërkojnë shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
Sipas ligjit të ri, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit po tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14.000.000 lekë dhe mbi 14.000.000 lekë është vendosur tatimfitimi 23%.
Por, pjesë e tubimit janë bërë edhe disa dele, në mënyrë simbolike, të cilat mbajnë të varur pankartën “Kafe po, protestë jo” apo “Plazh po, protestë jo”.
Drejtuesi i protestës, aktori Florjan Binaj tha se ato simbolizojnë të gjithë ata profesionistë të lirë që nuk patën guximin të vijnë në protestë.
Protesta është organizuar nga emisionit “Piranjat”, ndërkohë që të gjitha partitë opozita parlamentare ose jo, kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të mbajtur fjalime duke ngritur zërin ndaj këtij shqetësimi.
Vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe ajo e Noterëve nuk ka dërguar përfaqësuesit e saj në këtë protestë.
Nga 1 janari 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin me profesionet e lira, është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e padive do të mbahet më 18 Qershor.