Flash News

E-TJERA

Edhe një avokat shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Edhe një avokat shpall kandidaturën për Bashkinë e

Një tjetër personazh ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Avokati Gylsen Zhllima ka njoftuar kandidimin përmes një postimi në rrjetet sociale. “Tirana vizioni ynë”, është slogani i tij me të cilin do të kërkojë votën e kryeqytetasve.

Përballë Ogerta Manastirliut të PS, deri tani kanë shprehur gadishmërinë për të kandiduar në 9 nëntor edhe politologu Ermal Hasimja, aktori Florian Binaj dhe eksperti Agron Haxhimali. 

Të fundit