Flash News

E-TJERA

“Edhe qeverisja e PD ka patur korrupsion”, Fuga për deklaratën e Bashës: Pse nuk i denoncon, i përdor për shantazh politik?

“Edhe qeverisja e PD ka patur korrupsion”, Fuga për

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh sot se edhe në ish-qeverisjen e PD-së, ka pasur korrupsion, ndërsa ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Pas kësaj deklarate ka patur shumë reagime, mes tyre edhe nga akademiku Artan Fuga.

Në një postim në Facebook, Fuga shkruan i habitur se si Basha ka qenë në dijeni të rasteve korruptive dhe nuk i ka denoncuar.

Fuga ngre pyetjet nëse Basha bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë apo më keq i përdor për shantazh politik?

Reagimi:

Siiii? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?

Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë? Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisi?

Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe?

Pra, i parashkruan këto krime, bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë? Aq më keq i përdor për shantazh politik?

Uaaaauuuuu!

Mos jam në ëndërr?

Dhe qendron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit më mirë vonë se kurrë? E kundërta është fshehje krimi!

Cfarë po na dëgjojnë veshët!!! Cfarë po na shohin sytë!

Të fundit