Flash News

E-TJERA

Edhe specat me pesticide, Kroacia kthen pas prodhimet shqiptare

Edhe specat me pesticide, Kroacia kthen pas prodhimet shqiptare

Pas mandarinave, luleshtrydheve, një tjetër ngarkesë me prodhime shqiptare është refuzuar në kufi.

Bëhet fjalë për një ngarkesë me speca, që ishte nisur drejt Kroacisë më 12 Mars, por nga sistemi i alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF) ka rezultuar se prodhimet kishin përmbajtje shumë të lartë pesticidesh , të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Për RAFSS, njoftimi i dhënë në kufi ka qenë: 'Serioze' siç duket nga njoftimi online. 

Në këtë ngarkesë u gjet prania e tepërt e "flonicamidi", një insekticid që përdoret kundër dëmtuesve hemipterous, si afidet dhe mizat e bardha, dhe dëmtuesit tizanopterë. Pesticidi ka një toksicitet të moderuar tek gjitarët (në këtë kategori futen njerëzit) dhe mund të jetë helmues për mëlçitë dhe veshkat.

Edhe specat me pesticide, Kroacia kthen pas prodhimet shqiptare

 

 

Të fundit