Flash News

E-TJERA

"Edi Rama mban peng demokracinë", Burimi: Në Shqipëri mungon rotacioni politik

"Edi Rama mban peng demokracinë", Burimi: Në Shqipëri

Gazetari Genc Burimi ka ngritur shqetësimin për mungesën e rotacionit politik në Shqipëri, duke e krahasuar me zhvillimet në vendet perëndimore. Në një deklaratë për SYRI TV, Burimi theksoi se ndërsa në Amerikë dhe Gjermani pritet një ndryshim drejtuesish, në Shqipëri Edi Rama po pengon këtë proces.

"Sot, bota po tregon se forca e demokracisë qëndron tek rotacioni. Biden erdhi pas Trump-it, Scholz dhe Macron po largohen. Në Shqipëri, ky proces nuk ndodh. Rama e konsideron veten të pazëvendësueshëm," tha Burimi, duke vënë në pah kontrastin e madh mes demokracive perëndimore dhe regjimit të Edi Ramës.

Burimi shtoi se populli duhet të ketë të drejtën të vendosë për drejtuesit e tij, ndërsa drejtësia, sipas tij, po vepron në favor të mbajtjes së pushtetit nga një parti e vetme. "Unë nuk luftova kundër regjimit të Enver Hoxhës që të vijë një parti tjetër dhe të qëndrojë 50 vite në pushtet. Nuk po them që pas Ramës të vijë dikush më i mirë, por njerëzit duhet të kenë në dorë vendimin," përfundoi ai.

Të fundit