Flash News

E-TJERA

"Edi Rama shikoje live"/ Ish-portieri i "Skënderbeut" thyen xhamat e Bashkisë në Korçë (VIDEO)

"Edi Rama shikoje live"/ Ish-portieri i "Skënderbeut"

Një rast i paprecedentë është regjistruar në qytetin e Korçës pak pas mesnate. 

Ish-portieri i klubit "Skënderbeu" Kostandin Dramolli, ka thyer xhamat e Bashkisë së qyteti me gurë, proces të cilin e ka filmuar dhe postuar në rrjete sociale. 

Në videon e publikuar, Dramolli shprehet tepër i revoltuar për prishjen e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon, teksa ka shpërthyer në ofendime dhe fjalë fyese kundrejt kryeministrit Edi Rama. 

Sakaq lidhur me rastin, Policia e Korçës njofton se ka nisur procedimi penal për 27-vjeçarin. 

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”,- njofton Policia.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @cekici__14

 

Të fundit