Flash News

E-TJERA

Edison Memolla ankimon dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor

Edison Memolla ankimon dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka ankimuar dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjehdor.

Ankimimi është dorëzuar nga avokati i tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit të GJKKO-së këtë të shtunë.

Gjykata e shpalli fajtor Memollën, pas hetimeve që nisën për shkak të një audio-përgjimi të publikuar në media. Në regjistrimin e dëgjuar nga SPAK, Memolla, asokohe kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, dyshohet se ka ndikuar tek një punonjës i OSHEE-së që të mos ndërpriste energjinë elektrike për një abonent debitor.

Përveç dënimit me 1 vit burg, Gjykata e Shkallës së parë ka vendosur që për 5 vitet e ardhshme Memolla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Të fundit