Flash News

E-TJERA

Edita Tahiri: ‘Foltorja’ e Berishës, nismë që demokratizon PD-në

Edita Tahiri: ‘Foltorja’ e Berishës, nismë që

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e ka konsideruar ‘Foltoren’ e ish kryeministrit Sali Berisha si një nismë që demokratizon PD-në.

Në një intervistë me Skype në Syri Tv Tahiri tha se udhëheqja aktuale zyrtare e PD duhet që të reflektojë dhe ta shikojë me kujdes këtë proces demokratik të brendshëm që po zhvillohet .

“Sali Berisha është një figurë historike. Ai ka mbrojtur interesat kombëtare dhe ka merita në bërjen e Shqipërisë demokratike dhe euro-atlantike. Nuk po hyj në çështjen e shpalljes non grata, sepse nuk e kam të qartë dhe nuk kam informacione. Por, Foltorja është mekanizëm demokratik, që demokratizon PD-në.

Unë vetë kam punuar pas luftës për demokratizimin e LDK-së në Kosovë. Foltoren e shoh si mekanizëm reformator, e shoh që ka edhe përkrahje të madhe për liderin Berisha, që konfirmon figurën e tij si historike. Udhëheqja aktuale zyrtare e PD duhet që të reflektojë dhe ta shikojë me kujdes këtë proces demokratik të brendshëm që po zhvillohet, duke e parë kështu, mund të ketë rezultate që të mbrohet legjitimiteti i shtetit dhe i partisë”, u shpreh Edita Tahiri.

 

Të fundit