Flash News

E-TJERA

Edlira Çepani flet për ndarjen nga jeta të Bogdanit: Gerti na ka lënë dashuri sa për tre jetë

Edlira Çepani flet për ndarjen nga jeta të Bogdanit: Gerti na

Edlira Çepani ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani.

E ftuar në “Interviews” në Euronews Albania, Çepani tha se besimi në Zot e ka bërë të kalojë më lehtë. Çepani thotë se prania e Gertit vazhdon të ndihet tek ajo, ndonëse ai nuk është më fizikisht.

“Nuk ka asnjë moment që të flitet për Gertin dhe unë të mos prekem e të mos më marrë kaq shumë malli. Unë me Gretin kemi ngritur gjithçka bashkë, nuk kemi asgjë që e kemi pasur të ndarë nga njëri tjetri.

Ndaj është apo nuk është ai fizikisht, mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë, por ai ka lënë kaq shumë dashuri për mua dhe për fëmijët. Na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i gjatë apo i shkurtër të jetë ky pa Gertin, nuk do jetë asnjëherë pa Gertin. Na mungojnë këshillat, i kishte gjithmonë të sakta. Më mungon pjesa që ne sukseset i ndanim gjithmonë bashkë. Më mungon që nuk i ndaj dot siç i ndaja më parë”, tha Çepani.

Të fundit