Flash News

E-TJERA

Edlira Çepani dedikim emocionues për bashkëshortin e ndjerë Gerti Bogdani: Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time

Edlira Çepani dedikim emocionues për bashkëshortin e

Aktivistja Edlira Çepani ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale dedikuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Gerti Bogdani.

Në postimin e saj, ajo kujton me nostalgji dhe mirënjohje kohën e kaluar me të dhe shpreh falënderimet ndaj Zotit për mundësinë që pati për ta pasur në krah.

Rallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti,” shkruan Çepani, duke theksuar se Gerti mbetet një shembull vlerash dhe frymëzimi për të dhe për fëmijët e tyre, Ajra dhe Reinarti. Ajo e përmbyll mesazhin me fjalët e ngrohta: “Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time.”

Mesazhi i plotë

Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t'u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!

Të fundit