Flash News

E-TJERA

Eduard Selami: Mosnjohja e zgjedhjeve akt jo demokratik dhe antishqiptar

Eduard Selami: Mosnjohja e zgjedhjeve akt jo demokratik dhe antishqiptar

Ish-deputeti Eduard Selami, shprehet në një reagim në Twitter se mosnjohja e zgjedhjeve është një akt jodemokratik dhe antishqiptar.

Selami është një ndër kritikët e kryedemokratit Lulzim Basha. Në 2017-n, Selami pati shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së.

Lulzim Basha, ndonëse humbi zgjedhjet e 25 Prillit ku mundi të siguronte vetëm 59 mandate, është shprehur se nuk i njeh zgjedhjet. Ky qëndrim i Bashës dhe humbja e zgjedhjeve, ka ngjallur reagimin e demokratëve, ku një pjesë e tyre kërkojnë largimin e tij, e disa kanë shpallur kandidaturën për kreun e PD-së.

 

 

Të fundit