E-TJERA

Eduard Zaloshnja: Dy gabime strategjike të opozitës, dhe ca taktike…

Eduard Zaloshnja: Dy gabime strategjike të opozitës, dhe ca

nga Eduard Zaloshnja

Bojkotimi i Kuvendit dhe i zgjedhjeve lokale para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, janë dy gafat më të rënda strategjike të një opozite shqiptare qysh prej 1991-shit. Me bojkotimin e Kuvendit, iu la në dorë “inxhinierit elektoral” Gjiknuri ta qëndiste Kodin zgjedhor si i vinte më për mbarë. Me bojkotimin e zgjedhjeve lokale, u la në dorë të socialistëve administrimi i 60 nga 61 bashkitë e vendit…

Me një disavantazh të tillë (pa filluar gara e 25 prillit), duhej një dallgë 1-milion votuesish opozitarë, për të përmbysur murin elektoral 800 metra të lartë, që ka ngritur Rama gjatë 8 vjetëve në pushtet. Por një dallgë e tillë, edhe pse u shpresua, nuk u materializua…

Sidoqoftë, edhe me aq pjesëmarrje sa u materializua (pavarësisht gafave paraprake strategjike të opozitës), një koordinim opozitar taktik në qarqe të ndryshme mund të kishte prodhuar një numër më të lartë mandatesh për opozitën.

Kështu, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së mund të kishte prodhuar në qarkun Durrës 7 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për 6 mandatet që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin për një grusht votash…

Në qarkun Berat, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 2 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për mandatin që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin për një grusht votash…

Në qarkun Gjirokastër, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 2 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori goxha më shumë vota se sa i duheshin për mandatin që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin …

Në qarkun Vlorë, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 5 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori goxha më shumë vota se sa i duheshin për 4 mandatet që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin …

Në qarkun Shkodër, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 7 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për 5 mandatet që siguroi, ndërkohë që edhe LSI-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për mandatin e saj…

Të fundit