Flash News

E-TJERA

Eduart Lami lihet në burg për armëmbajtje pa leje, mohon përfshirjen në vrasjen e Vishës

Eduart Lami lihet në burg për armëmbajtje pa leje, mohon

Eduart Lami është lënë në arrest me burg. Ai akuzohet zyrtarisht për armëmbajtje pa leje.

Policia kishte dyshime se ai mund të ishte përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës në Kamëz.

Vetë Lami ka mohuar që të ketë pasur debate apo përplasje me Vishën.

“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, tha Eduart Lami.

Të fundit