Flash News

E-TJERA

Edukatorja dhunoi 5-vjeçarin me autizëm, bashkia Elbasan ia vë fajin të miturit

Edukatorja dhunoi 5-vjeçarin me autizëm, bashkia Elbasan ia vë

Një tjetër rast i dhunës në kopsht është evidentuar së fundmi në Elbasan. Policia ka proceduar penalisht një edukatore.

Dyshohet se O. B., 57 vjeçe, ka keqtrajtuar një 5-vjeçar i cili vuan nga Autizmi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”, njofton policia.

Sakaq, në reagimin për media të bashkisë shkruhet se 5-vjeçari shfaqte sjellje të dhunshme duke justifikuar në një farë forme dhunën e ushtruar.

Rasti është referuar nga prindërit në 26 tetor pasdite, kur sipas tyre, fëmijët pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5-vjeçarit autik, i cili herë herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme”,-shkruan bashkia.

 

Të fundit