Flash News

E-TJERA

Efektivi i drejtoi armën deputetit demokrat, reagon policia

Efektivi i drejtoi armën deputetit demokrat, reagon policia

Pas incidenteve të fundit që ndodhën para Kuvendit, Policia e Shtetit është shprehur se asnjë efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) nuk ishte i pajisur me armë gjatë situatës së tensionuar me deputetët e opozitës.

Policia e Shtetit përgënjeshtroi gjithashtu informacionet që pretendonin se punonjës të saj kishin nxjerrë armët ndaj protestuesve.

Sipas policisë, asnjë punonjës nuk kishte qenë i pajisur me armë zjarri gjatë tubimit, por vetëm me mjete mbrojtëse dhe shkopinj gome.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.

Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.

Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.


Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.

Të fundit