Flash News

E-TJERA

Efektivi i Komisariatit Nr. 5 në Tiranë kapet me 1 milion euro të fshehura

Efektivi i Komisariatit Nr. 5 në Tiranë kapet me 1 milion euro të

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni në pikën kufitare të Merdarës.

Tre persona janë ndaluar lidhur me rastin: Ahmet Kaziu, polic në Komisariatin nr. 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.

Sipas Doganës së Kosovës, automjeti fillimisht u kontrollua me pajisje skanimi me rreze X, ku u identifikuan shenja të një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e furgonit.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, njoftoi dogana e Kosovës.

Të fundit