Flash News

E-TJERA

Efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit dhe bie në lumin Lana

Efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit dhe bie në

Një efektiv i Forcave Shqiponja është përfshirë në aksident tek Ura e Shkozës.

Efektivi ka humbur kontrollin e mjetit të shërbimit dhe ka përfunduar në lumin Lana. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit