Flash News

E-TJERA

Ra nga lartësia/ Efektivi i “Shqiponjave” plagoset gjatë aksionit në Dibër, niset drejt Traumës

Ra nga lartësia/ Efektivi i “Shqiponjave” plagoset gjatë

Një efektiv i Forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni në Dibër për kapjen e një të shumëkërkuari.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që efektivët kanë hyrë në ambientet e brendshme në një ndërtesë 3-katësh, për të arrestuar të dyshuarin.

Gjatë operacionit, dyshohet se i shumëkërkuari ka shtyrë efektivin Gentjan Meda nga lartësia për t'i shpëtuar arrestimit, çka ka bërë që efektivi të plagoset. Meda ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopi dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari).,  35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të  Romës në Itali, ku  ka  për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore.

Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar", njofton policia.

Të fundit