Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Egnatia, kampione e Shqipërisë! Rrogozhinasit mundin Partizanin në Tiranë
Egnatia ka shkruar sot historinë e futbollit shqiptar, duke fituar për herë të parë Kategorinë Superiore.
Skuadra e Edlir Tetovës ka bërë gjithçka mirë teksa ka mundur edhe Partizanin në finale me rezultatin 1-0 në “Air Albania” për të siguruar trofeun e parë më të rëndësishëm të futbollit tonë.
Në ndeshjen finale, skuadra e Tetovës bëri gjithçka mirë duke mbajtur Partizanin larg portës teksa ia doli të gjente rrjetën me Ibrahimoglu pas një pjese të parë kur të kuqtë thuajse nuk u panë para Sherrit.
Në të dytën, ata administruan rezultatin me qetësi, duke i rezistuar tentativave të Partizanit për të barazuar, deri në vërshëllimën përfundimtare të Tejlor, i cili dekretoi se titulli kampion do i shkonte skuadrës rrogozhinase të drejtuar nga Edlir Tetova.