Flash News

E-TJERA

Çekaj mohoi planin e arratisjes, Pjetri merr përsipër fajin; gjykata i lë 90 ditë në izolim

Çekaj mohoi planin e arratisjes, Pjetri merr përsipër fajin;

Gjykata e Tiranës vendosi 90 ditë izolim për Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen pasi tentuan të arratiseshin nga burgu. Ata u shfaqën të qeshur para gjykatës.

Kujtojmë se ditën e djelë ata tentuan të arratiseshin nga burgu 313. Ngjarja ndodhi gjatë ajrimit, por plani nuk funksionoi sepse u pikasën nga punonjësit e policisë.

Çekaj dhe Pjetri kishin bërë çarçafë si gërshet dhe kishin siguruar një çengel hekuri për të dalë nga 313-ta. Ndërsa Çepele preu damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Gjatë seancës së sotme, Çekaj deklaroi se nuk kiste plan të arratisej dhe se kishte dalë për të marrë ajër. Fatmir Pjetri ka marrë përsipër planin e arratisjes, ndërsa Çepele deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se aktine prerjes së damarëve e bëri në kushte të rënda psikologjikisht.

Të fundit