Flash News

E-TJERA

Ekipi i ri i Bashës, Nano: Nuk ka risi, PD nuk ka lider. Largimi i Markut? Nuk u shtir më  

Ekipi i ri i Bashës, Nano: Nuk ka risi, PD nuk ka lider. Largimi i Markut?

Sot në orën 18:00 pritet të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjes Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do zgjidhen drejtuesit e rinj të partisë të propozuar nga Lulzim Basha për të drejtuar strukturat e PD.

Një ditë në parë u publikuan emrat që do të përbëjnë kupolën drejtuese të PD. Kështu, për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare: Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.
Ish-drejtori i Fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe një politikan me përvojë Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD. 

Ndërkohë, rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në vend të Buajr Nishanit.

PD vendos sot edhe për drejtuesit e rinj të Sekretariateve, Komisioneve dhe 15 anëtarët e rinj të Kryesisë.

Lidhur me këto emërime, analisti dhe gazetari Mustafa Nano në një lidhje Skype për MCN TV është shprehur se nuk ka parë ndonjë lëvizje që të bën përshtypje, pasi siç ai thekson janë të njëjtët njerëz që kemi parë vazhdimisht. Sipas Nanos, PD nuk ka lider dhe problemi i kësaj partie qëndron në faktin se Basha nuk është distancuar nga lidershipi de facto.

“Emrat e ekipit të ri të PD, jo ndonjë lëvizje që të bëj përshtypje. Janë të njëjtën njerëz që kemi parë vazhdimisht. I vetmi personazh i ri nëse mund të quhet i tillë është Rushaj. Po as ky nuk është i ri dhe në këtë kuptim nuk kemi ndonjë risi, inovacion. Sa për largimin e Nishanit pritej, pasi ka qenë kritik ndaj Bashës kohët e fundit dhe largimi i tij është pastrimi i furçës bezdisëse.

Po as kjo nuk sjell ndryshime, jemi te e njëjta lojë, Nishani ka qenë një njeri berishian, i cili zëvendësohet me një tjetër njeri berishian. Nuk e shoh një lëvizje të madhe, largimin e Nishanit. Këto janë lëvizje që nuk kanë ndonjë domethënie të madhe, janë lëvizje të natyrës konvenjente.

Dihen problemet e PD nuk ka lider, jo lidership. PD nuk ka lider, sepse ka një problem që nuk është distancuar nga lidershipi de facto”, tha Nano.

I pyetur nëse bie darkod me arsyet e bëra pak ditë më parë të ditura nga Mark Marku, Nano tha se deri diku po.

Po, sigurisht është një vëzhgim i saktë, këtë e dinë të gjithë edhe njeriu më i paditur në fushën e politikës shqiptare. Marku nuk është shtirur më sikur nuk e sheh, ai po e sheh që PD nuk ka lider”, tha Nano.

Të fundit