Flash News

E-TJERA

Ekipi serb largohet nga Tirana nën masa të forta sigurie

Ekipi serb largohet nga Tirana nën masa të forta sigurie

Pas përfundimit të ndeshjes eliminatore mes Shqipërisë dhe Serbisë, e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në “Arenën Kombëtare”, skuadra kombëtare serbe është larguar mëngjesin e sotëm nga Shqipëria nën masa të rrepta sigurie.

Forcat e Policisë së Shtetit kanë shoqëruar autobusin e ekipit serb drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, në një operacion të koordinuar me strukturat e sigurisë, për të garantuar rendin dhe shmangur çdo incident të mundshëm.

Lëvizja është zhvilluar pa probleme dhe sipas burimeve zyrtare, ekipi është futur në pistë dhe ka vijuar udhëtimin drejt Beogradit në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.

Kjo ndeshje, për shkak të ndjeshmërisë historike mes dy vendeve, ka qenë nën vëzhgim të lartë të autoriteteve, me një plan masash sigurie të zbatuar në të gjithë Tiranën. Përballja sportive përfundoi me rezultatin 0–0, ndërsa atmosfera në stadium mbeti e qetë gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes.

Të fundit