Flash News

E-TJERA

Ekonomia “e zymtë”/ Bie numri i bizneseve aktive dhe investimeve, rreth 27 mijë më pak të punësuar në 2020-ën

Ekonomia “e zymtë”/ Bie numri i bizneseve aktive dhe

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në vitin 2020 ishte 102.574, duke shënuar rënie me 1,5 % krahasuar me 2019-ën.

Ekonomia “e zymtë”/ Bie numri i bizneseve aktive dhe

Rënie të konsiderueshme ka shënuar edhe numri të punësuarve. Numri i tyre ka rënë me 26.867 ose 5,1 %, krahasuar me 2019-ën.

Të njëjtin trend kanë pasur edhe shitjet neto, të cilat ranë me mbi 5%. Ndërsa investimet u ulën me 19,8 %.

Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar zënë përqindjen më të lartë të totalit me 39,2 %. Prodhuesit e shërbimeve zënë 63,2 %, ndërkaq prodhuesit e të mirave zënë 36,8 %. 

Këto janë të dhënat e publikuara së fundmi nga INSTAT, që gjithashtu bën me dije se sektori me ndikimin  më  të madh në  prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (7,2  %) dhe numrin  e të punësuarve (20,0%) është ai i industrisë  përpunuese,  ndërsa ndërtimi  ka  patur ndikim më të madh tek  shitjet  neto  (12,1%)  dhe investimet  (18,1%).

Të fundit