Flash News

E-TJERA

Ekonomia shqiptare gjatë pandemisë, Xhepa: Ishte më keq se rajoni për shkak të borxhit të lartë publik

Ekonomia shqiptare gjatë pandemisë, Xhepa: Ishte më keq se rajoni

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa deklaron se ekonomia shqiptare gjatë pandemisë 2020 ishte më keq se vendet e tjera të rajonit për shkak të borxhit të lartë publik.

I ftuar në ‘’Real Story’’ , Xhepa thotë se qeveria mund të kishte bërë më mirë duke dhënë paketa ushqimore, ku ushqimet vinin nga prodhuesit vendas, dhe jo që në kulmin e pandemisë prodhimet bujqësore shqiptare të hidheshin ën rrugë.

Mendoj që qasja, duhet të bjemë dakord që 2020 në historinë e ekonomisë shqiptare do të jetë nga më të vështirat.

Është ngjarje e paprecedentë. Në historinë e ekonomisë shënohet si shënjuesi me pasoja afatgjata. Në këtë qasje të paprecedentë, në përgjithësi strategjia e gjithë vendeve ka qenë e fortë, sa më e fortë kundërgoditja. Pasi më pak forca goditëse është shumë negative për ekonominë.

Edhe më të fuqishmit, bënë paketa 13 miliardë dollarë, 13% e GDP-së së botës. Pra goditje  agresive.

Kur një ekonomi mbyllet, mbyllet për faktorë të jashtëm. Qeveria i mbyll për shëndetin, po si do ringrihet ekonomia.  Si e përballuan bota? Të gjithë njerëzit të kenë mundësi të konsumojnë. Ne nuk e përballuam dot. Dhe dritat e biznesit të rrinë hapur. Këto nënkuptonin dy paketat, ruajtjen e mirëqenies ndërkohë që Shqipëria është në varfëri. Shqipëria mori masat si në rajon. Lehtësitë fiskale, politikat e BSH, riskedulimi i kredive. Praktikë normale si në gjithë vendet e botës.

Dy gjëra janë diferencat, masat ndërhyrëse në Shqipëri shumë më e vogël se bota. Shqipëria ishte në pozicion fiskal shumë të pafavorshëm. Kosova ka 20% borxh publik të GDP-së. Shqipëria kishte nivelin më të lartë të borxhit publik. Nga pikëpamja e prudencës, Shqipëria ishte me frena dore.

E dyta, mënyra e dizenjimit të programeve të ndërhyrjes. Nuk kemi qenë ndër më të dalluarit. Lidhja e paketave në shumë vende është kondicionuar me disa prioritete. Pra si bizneset e mëdha që shlyejnë faturat e të voglit. Ndihma që është përfituar, duhet të shkojë tek gjitha të tjerat. Duke përfshirë të gjithë, jo hajde spiuno pronarin. Nga kjo pikëpamje, justifikimi i qeverisë ka qenë për prudencën.

Fakti që borxhet publike janë rritur, janë rritur për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë them që në Shqipëri i kemi pasur shumë të dobëta. Ishte dhoma gjermane e tregtisë, shumë probleme në raport. Fondacioni SOROS për Durrësin, probleme serioze. 3 në 4 biznese raportonin rënie të theksuar. Rritje e papunësisë.

Ne mund t’i kishim dhënë paketa ushqimore, qytetarët, të prodhuar në Shqipëri. Nuk e kuptoj, ishte qitje e dyfishtë. Në kulmin e pandemisë, kur diskutonim bukën, në Lushnje hidhnim domate në rrugë. Prokurimet dhe tenderat bëhen, por për të mbështetur prodhuesit vendas.”- tha Selami Xhepa.

Të fundit