Flash News

E-TJERA

Ekrane gjigantë në stadium për të festuar titullin, Napoli mund të shpallet kampion që këtë mesjavë

Ekrane gjigantë në stadium për të festuar titullin, Napoli

Napoli nuk arriti të festonte titullin në ndeshjen kundër Saleritanës që përfundoi me rezultatin 1-1. Humbja e Lazio-s ndaj Interit bëri që tifozët napoletanë të fillonin festën pasi pritej që skuadra e tyre të fitonte ndeshjen e saj.

Pavarësisht këtij përfundimi, në Napoli atmosfera mbetet elektrizuese, mund të shpërthejë këtë mesjavë, nëse Lazio nuk fiton kundër Sassuolo-s, në këtë variant dalin kampion matematikisht nga divani të mërkurën, në të kundërt mund të festojnë të enjten pas ndeshjes kundër Udineses.

Kjo sfidë është në program për tu zhvilluar në orën 20:45, por sipas të gjithë gjasave pritet të afrohet në orën 18:30, kjo me kërkesë të drejtueseve të Napolit dhe autoritete të qytetit.

 Ideja është që në “Maradona” të instalohen dy ekrane gjigantë, por në stadium do të futen vetëm ato tifozë të cilët ishin të pranishëm gjatë ndeshjes kundër Salernitana-s.

 

Të fundit