Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksodi anglez, popullsia pakësohet me 36 mijë vetë, rënie masive mes të rinjve

Popullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit gjatë vitit 2022, rënia më e madhe e shënuar ndonjëherë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave tregojnë se populsia rezidente në vitin 2022 vlerësohet të jetë 2.79 milionë banorë, nga 2.83 milionë që vlerësohej në vitin 2021.
Popullsia e Shqipërisë ka qenë në rënie të vogël që prej vitesh, por ritmi i rënies, sipas vetë vlerësimeve të INSTAT, është përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë vitit të fundit. Në vitet 2018 e 2019, ritmi i rënies vjetore ishte respektivisht 0.2 dhe 0.3% por ai u përshpejtua në 0.6% në vitet 2020 dhe 2021 për të shpërthyer në 1.3% në vitin e kaluar.
Instituti i Statistikave vlerëson popullsinë vjetore duke marrë parasysh numrin e lindjeve dhe të vdekjeve, si dhe një vlerësim mbi migrimin e popullsisë. Gjatë vitit të kaluar, lindjet në Shqipëri ishin lehtësisht më të larta se sa vdekjet dhe kjo do të thotë se rënia e popullsisë ka ardhur tërësisht si pasojë e emigrimit.
Edhe struktura e rënies së popullsisë tregon se moshat e reja janë ata që janë pakësuar më shumë. Sipas të dhënave, brezi i shqiptarëve të moshës 20-24 vjeç u pakësua me 7.1% ose mbi 15 mijë vetë ndërsa brezi 25-29 vjeç u pakësua me 6,300 vetë dhe ai 15-19 vjeç me 5,900 vetë. Rënie të konsiderueshme pësuan edhe grupmoshat e foshnjave. Fëmijët 0 deri në 4 vjeç u pakësuan me 5 mijë vetë ose 3.5% ndërsa dy grupmoshat e tjera të fëmijëve, 5-9 dhe 10-14 vjeç u pakësuan me 1.9%.
Me rritje ishin grupmoshat 60-74 vjeç si dhe grupmoshat 30-44, ku këto të dytat patën rritje më të vogël. Në tërësi, numri i shqiptarëve nën 20 vjeç ra me 17 mijë ndërsa numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç u rrit me 12 mijë. Popullsia ekonomikisht aktive, e cila përfshin si konvencion popullsinë mbi 16 dhe nën 64 vjeç, ra me 32 mijë vetë.
Emigrimi anglez
Shkaku kryesor i rënies së popullsisë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar duket se lidhet me një rrugë të re trafiku për emigrim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar përmes kapërcimit të ngushticës së La Manche me gomone për të kaluar nga Franca për në Angli. Autoritetet britanike kanë numëruar së paku 15 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kaluan detin për të Angli në këtë mënyrë.
Qeveria shqiptare ka injoruar problemin duke e konsideruar atë të parëndësishëm ndërsa opozita ka akuzuar keqqeverisjen si shkak. Edhe Kisha Katolike, e cila zakonisht nuk ndërhyn në debatet politike të vendit, kreu vitin e kaluar atë që e cilësoi si “akt denoncues” ku theksonte se vendi po shpopullohej për shkak të mungesës së shpresës për një jetë më të mirë.
Në të gjitha rastet, vlerësimi i INSTAT për shkallën e emigrimit dhe popullsinë rezidente besohet se është i nënvlerësuar. Të dy censuset, më 2001 dhe 2011 nxorrën një popullsi rezidente më të ulët nga sa ishte vlerësimi i atyre viteve ndërsa censusi i radhës është shtyrë për në shtator të këtij viti.
Brezat e rinj të shqiptarëve janë gjithashtu në mënyrë dramatike me më shumë meshkuj se sa femra, gjë që sugjeron një shkallë anormale pabarazie në lindje. Për moshën 0 deri në 4 vjeç ka 94 goca për çdo 100 çuna. Pabarazia ngushtohet në gjeneratat më të rritura ndërsa nga mosha 45 vjeç e më sipër, gratë bëhen ndjeshëm më të numërta se sa burrat, pasojë kjo e emigrimit të meshkujve gjatë gjeneratave të mëparshme.
Shqipëria ka njohur fenomenin e abortit selektiv prej dekadash. Në mënyrë natyrale meshkujt lindin pak më shumë se sa femrat, zakonisht në raportin 100 femra për 105 meshkuj, ndërsa nën kushtet e abortit selektiv, në Shqipëri pabarazia ka arritur deri në 114 meshkuj për 100 femra në 2006. Emigrimi masiv i vitit të kaluar duket se ka ndihmuar në mënyrë indirekte në zbutjen e kësaj pabarazie pasi emigrimi merr zakonisht më shumë meshkuj. Për shembull, nëse supozojmë se emigrantët e sotëm janë të moshës 16-20 vjeç dhe kanë lindur mes viteve 2001 dhe 2006, atëherë ajo që vërehet është se në ato vite pabarazia në lindje ka qenë mesatarisht 112 meshkuj për femra. Në vitin 2022, numri i meshkujve të moshës 15-24 vjeç ishte i barabartë me numrin e femrave, gjë që do të thotë se pabarazia në lindje është fshirë nga emigrimi i meshkujve.
Rënie në të gjithë vendin
Popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit me përjashtim të Tiranës, ku rritja ka qenë modeste, 0.8%. Popullsia në Gjirokastër ra me 4.7%, pjesërisht si pasojë e rënies natyrore dhe njëkohësisht si pasojë e emigrimit ndërsa rënie të konsiderueshme shënojnë edhe qarqet Berat, 3.7% dhe Dibër, 3.6%. Edhe Durrësi, një qark që përgjatë viteve të fundit ka njohur rritje të popullsisë falë ekonomisë krahasimisht më të mirë, gjatë vitit të kaluar shënoi një rënie të vogël prej 0.2%. Pjesa tjetër e qarqeve, nga jugu në veri, nga bregdeti në male, kanë pësuar rënie. Popullsia në Vlorë ra me 1.4%. Nëse marrim parasysh se ky qark që përfshin të gjithë bregdetin nga Vlora deri në kufi me Greqinë, ka resurse ekoonomike natyrore jo të pakta në bujqësi, peshkim e turizëm, braktisja e vendit duket se nuk lidhet ngushtësisht me kushtet natyrore. Edhe supozimi që emigrimi është kryesisht fenomen i zonave malore në Shqipërinë qendrore dhe veriore duket se nuk mbështetet në statistikat e popullsisë. Qarku me rënien më të madhe neto, rreth 7,600 banorë, është Fieri, një zonë fushore.
Pensionet në pikëpyetje
Largimi masiv i të rinjve ka gjasa do të dëmtojë edhe më shumë aftësinë e vendit për të paguar pensione apo për të mbuluar shërbim shëndetësor cilësor për moshën e tretë. Të dhënat e popullsisë sugjerojnë se shqiptarët në moshën 0 deri në 20 vjeç janë 640 mijë vetë. Ndërsa këto 20 gjenerata rriten për të hyrë në punë dhe për të paguar sigurime shoqërore, ata do të zëvendësojnë në tregun e punës popullsinë që sot është 45 deri ne 65 vjeç. Në këtë fashë të popullsisë ka 735 mijë shqiptarë. Nëse supozojmë se të gjithë fëmijët e sotëm do të jenë të punësuar në masën 100%, gjë që është e pamundur, do të ketë 87 të punësuar pë 100 pensionistë. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38