Flash News

E-TJERA

Ekspertët amerikanë të ODPAT rikthehen në Prokurorinë e Posaçme

Ekspertët amerikanë të ODPAT rikthehen në Prokurorinë e

Ekspertët amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori) janë paraqitur sërish mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Siç duket edhe në videon e mëposhtme, përfaqësuesit amerikanë janë parë duke hyrë në ambientet e kësaj Prokurorie për të vazhduar asistencën në hetimet e drejtuara nga SPAK.

Këta ekspertë kanë qenë pjesë e një misioni të mëparshëm në Shqipëri, ku ata ofruan mbështetje për forcimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme. Ata u larguan nga vendi në fillim të muajit shkurt, pas një vendimi të presidentit amerikan, Donald Trump, për pezullimin e disa fondeve për agjenci ndërkombëtare, përfshirë USAID.

Megjithatë, ekspertët amerikanë kanë rikthyer misionin e tyre në Shqipëri për të vazhduar asistencën e nevojshme për SPAK në hetimet që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky rikthim i ekspertëve të OPDAT tregon angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.\

Të fundit