Flash News

E-TJERA

Ekspertët e sigurisë: Atentati në Rinas zbulon boshllëqe alarmante në sigurinë kombëtare

Ekspertët e sigurisë: Atentati në Rinas zbulon boshllëqe

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari kanë komentuar ngjarjen e rëndë të atentatit në Rinas në A2CNN, duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen e sigurisë dhe rolin e institucioneve ligjzbatuese.

Softa tha se fakti që autorët e atentatit arritën të futeshin në afërsi të perimetrit të aeroportit pa asnjë kontroll tregon një dështim total të skemës së sigurisë. Ai paralajmëroi se, përveç armëve, mjeti i autorëve mund të kishte pasur edhe lëndë shpërthyese, çka do të kishte pasoja katastrofike.

“Si mund të hysh brenda në parkim pa u kontrolluar? Po nesër, në vend të armëve, mund të ketë eksploziv. Aeroporti ka ndërtesa shumë afër dhe çdo pakujdesi mund të kthehet në tragjedi,”  u shpreh Softa.
Nga ana tjetër, Mit’hat Havari theksoi se ngjarje të tilla tregojnë një krizë të thellë brenda strukturave të Policisë së Shtetit. Ai kritikoi mungesën e drejtuesve me integritet dhe përvojë, duke theksuar se institucioni është në regres krahasuar me dekada më parë.

“Policia vuan nga mungesa e lidershipit dhe profesionalizmit. Drejtuesit janë të dobët, pa karrierë e pa autoritet. Shqipëria nuk është Holandë që të drejtohet nga zyra këtu duhet dalë në terren,”  deklaroi Havari, duke shtuar se “në vend të përparimit, ka regres dhe mashtrime statistikash”.
Të dy ekspertët ndanë të njëjtin qëndrim se atentati në Rinas ka ekspozuar dobësinë e sistemit të sigurisë kombëtare, duke kërkuar rishikim urgjent të masave dhe përgjegjësive institucionale.

Të fundit